Lajme
Ulje emergjente e aeroplanit Ankonë -Tirana, kishte tym e flakë në kabinë
Një avion, i cili do të nisej nga Ankona për në Tiranë, është detyruar që të bëjë ulje emergjente pasi flaka ka përfshirë kabinën
Një aeroplan i nisur nga Ankona në drejtim të Tiranës është detyruar të ateroj dhunshëm në vendin e nisjes, pasi flaka dhe tymi kishte përfshirë kabinën e pasagjerëve. Dëshmitarët që kanë qenë në bord, kanë treguar për panikun e madh që i kishte kapluar pasagjerët gjatë atyre 15 minutave të fluturimit. Mësohet së në bord kishte 68 pasagjerë.
Sipas medieve italiane, çdo gjë është zgjidhur në vetëm pak minuta. Mësohet se tymi kishte dalë si rezultat i një shkëndije në një qark të shkurtër elektrik.
Ndërsa njëri prej pasagjerëve të papranishëm në bordin e aeroplanit ka rrëfyer ngjarjen për Opinion.al, ngjarjen brenda aeroplanit.
“Vetëm 15 minuta pasi jemi nisur nga aeroporti i Ankonës konstatuam erë të djegur në bordin e avionit. Biletat i kishim prerë nga “Blu Panorama”, por avioni ishte i kompanisë “Ernest Fly”, pasi Blu Panorama operon me këtë kompani. Ekuipazhi na informoi se kemi probleme, dhe se flaka kishte rënë në kabinë, ndaj duhet të kthehemi. Në aeroport na kanë pritur zjarrfikëset”, tha ai.
Mes pasagjerëve, siç e përshkruan ky dëshmitar, kishte tension të madh. “Disa filluan të qanin”, dëshmon ai.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









