Kriza në Ukrainë
Ukrainës i kthehen nga Rusia trupat e 1,200 ushtarëve të vrarë në luftë
Ukraina ka njoftuar se kishte marrë trupat e 1,200 ushtarëve ukrainas të vrarë në luftën me Rusinë, si pjesë e marrëveshjeve për shkëmbimin e të burgosurve të luftës dhe të të vdekurve.
“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë personelin ushtarak”, tha komiteti i koordinimit të shkëmbimit të të burgosurve, duke shtuar se ekspertët do të kryejnë teste identifikimi, shkruan Reuters.
Komiteti publikoi fotografi të njerëzve me kostume të bardha mbrojtëse me një logo të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në një vend të pazbuluar, duke qëndruar dhe duke ecur pranë vagonëve të trenit.
Ndryshe, më herët këtë javë, Ukraina riatdhesoi edhe 1,212 trupa të ushtarëve të saj të vrarë në luftë, e cila filloi në shkurt 2022, transmeton albinfo.ch.
Kievi dhe Moska kanë rënë dakord të dorëzojnë secili deri në 6,000 trupa dhe të shkëmbejnë të burgosur lufte të sëmurë dhe të plagosur rëndë dhe ata nën moshën 25 vjeç.
Ukraina dhe Rusia kanë kryer tre shkëmbime të të burgosurve të luftës këtë javë, por nuk kanë zbuluar numrin e saktë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












