Bota
Ukrainë: Fillon tërheqja e trupave nga linja e frontit

Ukraina dhe separatistët prorusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, një prelud i mundshëm për një samit paqeje shumë të pritur, njoftoi sot ushtria ukrainase.
“Tërheqja e trupave dhe ushtrisë ka filluar mes fshatrave të Petrivskes dhe Bogdanivkas”, deklaroi për gazetarët e pranishëm në vend një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase, Bogdan Bondar. Agjencia zyrtare e lajmeve DAN theksoi në faqen e saj në internet se autoritetet e Republikës Popullore të Donetskut (DNR) kanë përshëndetur fillimin e tërheqjes së armëve dhe ushtarëve nga ky sektor, përcjell albinfo.ch.
Shumë i kodifikuar, fillimi i kësaj tërheqjeje ka nisur pak pas orës 12:00 (10:00 GMT), me dërgimin nga separatistët dhe ukrainasit të sinjalizimeve për të treguar se të dy kampet ishin gati për t’u tërhequr.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti