Kriza në Ukrainë
Ukrainasit blejnë tableta jodi, nga frika e sulmeve bërthamore
Por a ekziston vërtet mundësia që Rusia të përdorë armë bërthamore?
Me tableta jodi për të trajtuar helmimin nga rrezatime të mundshme dhe doza humori, banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev, po përgatiten për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sugjerimeve të forta se Moska po e konsideron një lëvizje të tillë pas dështimeve të ushtrisë në terren. Jodi përdoret për trajtimin e helmimit nga rrezatimi.
“Mund të presësh gjithçka nga Putini. Ai është një idiot”, thotë një qytetar. Të tjerë po i përgjigjen me humor paralajmërimeve për apokalips bërthamor.
Në rrjetin social Telegram një kanal që propozon mbledhjen për një orgji në bregun e Shchekavytsya, si alternativë ndaj strehimit në bunker, ka siguruar mijëra ndjekës.
“Kjo është një mënyrë për të treguar sesa më shumë ata përpiqen të na frikësojnë, aq më shumë ne do ta transformojmë frikën në diçka tjetër”, thotë një tjetër.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë thënë vazhdimisht që po e marrin me seriozitet paralajmërimin e Putinit, e madje Uashingtoni po shqyrton edhe skenarët se si do të reagojë ndaj një mundësie të tillë. Sipas ekspertëve të sigurisë në SHBA, Putin i cili kurrsesi nuk do të pranojë humbjen në Ukrainë, mund të realizojë një sulm që do ishte një hap larg të qenit bërthamor.
I tillë do të ishte, për shembull, një sulm ushtarak kundër impiantit nuklear të Zaporizhias, apo shpërthim i një pajisjeje bërthamore në lartësi të madhe apo larg zonave të banuara. Burime të sigurisë të cituara nga CNN thonë se nëse Putin nuk shënjestron zonat e banuara, Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen përmes asaj që e kanë cilësuar si “ekspozim të muskujve bërthamorë”. Edhe pse frika se Putin mund ta çojë luftën në një nivel të ri të rrezikshëm është rritur javët e fundit, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në një intervistë ekskluzive për CNN, ditën e diel, se për momentin nuk ka asgjë që të sugjerojë se Putin ka vendosur të përdorë armët bërthamore në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








