Kriza në Ukrainë
Ukraina u godit me mbi 900 bomba brenda një jave, sipas presidentit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve për më shumë ndihmë për të forcuar mbrojtjen ajrore, pas një jave që shteti është përballur me mbi 900 bombardime.
“Mbrëmë, Rusia e ka terrorizuar Ukrainën me mbi 50 sulme me dronë, dhe përgjatë javës ka nisur më shumë se 900 bomba, rreth 30 raketa dhe dronë kamikazë nëpër rajone të ndryshme të Ukrainës”, ka shkruar ai.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se infrastruktura civile dhe kritike është shënjestruar më së shumti.
“Të gjitha këto sulme do të ishin të pamundshme nëse do të kishim mbështetje të mjaftueshme nga bota në disa aspekte: kapacitete me rreze të gjata për sigurinë tonë, sanksione realisht efektive për t’i pamundësuar Rusisë importin e materialeve kyçe për dronë dhe prodhim raketash, dhe vendime politike që mund të dëmtojnë vullnetin e Rusisë për të vazhduar këtë luftë”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai u shpreh se Ukraina meriton sigurinë e njëjtë me atë të partnerëve në botën e lirë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









