Kriza në Ukrainë
Ukraina thotë se po u reziston sulmeve ruse
Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se qyteti-port i Mariupolit është duke rezistuar pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, teksa Moska pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin pothuajse të plotë të qytetit.
Hanna Malyar tha më 17 prill se mbrojtësit në këtë qytet kyç në Detin Azov kanë arritur të zmbrapsin një numër të konsiderueshëm të forcave ruse që kanë rrethuar Mariupolin.
Ajo e përshkroi Mariupolin si “mburojë të Ukrainës”, që sipas saj, po parandalon forcat ruse të përparojnë në pjesë të tjera të shtetit.
Rusia u dha ultimatum ushtarëve ukrainas që deri në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale të 17 prillit, të dorëzohen, teksa tha se ushtarët ukrainas janë bllokuar në një fabrikë çeliku. Por, disa orë pas skadimit të këtij ultimatumi, nuk ka shenja se forcat ukrainase janë dorëzuar, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Nuk ka ende një reagim nga Kievi lidhur me ultimatumin rus, edhe pse ushtria ukrainase ka thënë se sulmet ajrore ruse në Maripol po vazhdojnë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se pothuajse 2,500 trupa ukrainase janë në fabrikën Azovstal, por ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









