Bota
Ukraina “nuk duhet të bëjë koncesione të papranueshme” për Rusinë
I dërguari i Ukrainës, Leonid Kuchma tha se Kievi nuk duhet të pranojë kërkesa, siç është aprovimi i një plani të separatistëve që të mbajnë zgjedhje në zonat që ata kontrollojnë në rajonet Luhansk dhe Donetsk, pa mbikëqyrjen e Ukrainës.
I dërguari i Ukrainës për bisedimet e paqes me separatistët e mbështetur nga Rusia ka thënë se Kievi nuk duhet të bëjë koncesione të papranueshme për Rusinë.
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar që prej vitit 2014, kur Moska aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisin mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.
I dërguari i Ukrainës, Leonid Kuchma, tha se Kievi nuk duhet të pranojë kërkesa, siç është aprovimi i një plani të separatistëve që të mbajnë zgjedhje në zonat që ata kontrollojnë në rajonet Luhansk dhe Donetsk, pa mbikëqyrjen e Ukrainës.
“Bisedimet për zgjedhjet në Donbas kanë qenë të vazhdueshme. Për cilat zgjedhje po flisni, kur njerëz të armatosur vazhdojnë të jenë të pranishëm aty? Zgjedhjet mund të mbahen pasi trupat dhe armatimi i rëndë të jenë larguar nga Ukraina, kur autoritetet ukrainase të jenë vendosur aty dhe gazetarët të mund të kenë qasje në këtë zonë”, tha Kuchma, i cili ka qenë president i Ukrainës nga viti 1994 deri më 2005.
Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer të burgosur fundjavën e kaluar dhe kjo gjë ka ngjallur shpresat se bisedimet e paqes mund t’i japin fund konfliktit në lindje të Ukrainës, ku mbi 13 mijë persona janë vrarë që prej se luftimet nisën në prill të vitit 2014.
Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Franca – i ashtuquajturi formati normandik i bisedimeve – për herë të fundit u takuan në tetorin e vitit 2016.
Kuchma ka shprehur shqetësimin e tij se Franca dhe Gjermania mund ta shtyjnë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, që të bëjë koncesione të mëdha.
Presidenti Zelenskiy ka deklaruar se mirëpret një takim me udhëheqësit e këtyre katër shteteve.
“Ne presim që ky takim të ndodhë në fund të shtatorit”, kishte deklaruar presidenti ukrainas.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










