Kriza në Ukrainë
Ukraina ka sulmuar Rusinë me raketat amerikane me rreze të gjatë
Ukraina ka përdorur Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS) në sulmin në rajonin rus, Bryansk, këtë mëngjes, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë.
Sipas njoftimit, Ukraina ka lëshuar raketa amerikane me rreze të gjatë brenda Rusisë për herë të parë të martën, raporton BBC.
Pesë raketa janë rrëzuar dhe një është dëmtuar, mbetjet e së cilës kanë shkaktuar zjarr në objektin ushtarak të rajonit, zjarr i cili është shuar shpejt dhe nuk ka pasur viktima.
Gjatë ditës së sotme ushtria ukrainase ka konfirmuar se ka goditur një magazinë të municioneve në rajonin Bryansk, por nuk ka specifikuar se a janë përdorur ATACMS apo jo, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, dje presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja, në të cilat Rusia do ta konsideronte përdorimin e arsenalit bërthamor.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











