Shqipëri
Ujëvara e Sotirës, mes mrekullisë së pyjeve në Shqipëri

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga Ujëvara e Sotirës.
Kreu i qeverisë u shpreh se Ujëvara e Sotirës gjendet mes mrekullisë së pyjeve e pemëve të lisit.
“Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Sotirës, mes mrekullisë së pyjeve e pemëve të lisit”, shprehet Rama në tekstin që shoqëron videon.
Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati Sotirë, nga ku ka marrë emrin ujëvara.
Ujërat burojnë nga mali i Tomorit dhe zbret nga një lartësi prej 100 m. Në verilindje të Tomorit, ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur.
Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.
Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë.
Ujëvara e Sotirës vizitohet nga qindra turistë dhe fluksi vazhdon të rritet me rritjen e temperaturave në sezonin e verës, pasi natyra e bukur e Tomorit ofron jo vetëm freski, por edhe bukuri të rralla natyrore, ecje në këmbë në shtigje malore, bimësi të harlisur dhe vendpushime të mrekullueshme për kampingje malore.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri