Futboll
UEFA merr vendim për Champions League dhe EURO 2020

Presidenti UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dalë në konferencë për shtyp pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të mbajtur sot, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Kampionati Evropian do të zhvillohet në të njëjtat 12 stadiume që ishte planifikuar fillimisht. Më 8 tetor do të zhvillohe ndeshjet e para të play-offs, më 12 nëntor të dytat.
– Gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen me format të “Final Eight” nga 12 gushti në Lisbonë.
– S’do të ketë ndeshje kthyese për çerekfinale apo gjysmëfinale.
– Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 të finales mund të luhen edhe në stadiumet vendore ose në Lisbonë, s’është vendosur ende.
– Finalja do të zhvillohet më 23 gusht.
Në Stamboll, ku ishte planifikuar të zhvillohet finalja e sezonit aktual, do të zhvillohet finalja e sezonit të ardhshëm. Çdo vendit nikoqir i është shtyrë data e organizimit të finales për një vit.
Se a do të zhvillohen ndeshjet me apo pa tifozë, do të vendoset në korrik, varësisht nga situata me Covid-19.
Ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa të garave të tjera me nga vetëm një ndeshje.
Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohet në formatin e “Final Eight” në katër qytete të Gjermanisë. Ndeshjet do të zhvillohet nga 10 deri më 21 gusht, fituesi do të përcaktohet nga një ndeshje, s’do të ketë ndeshje kthyese.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor