Shqipëria
Udhëtimi “sekret” i 90 agjentëve turistikë nga Zvicra për në Shqipëri
Destinacionin e fluturimit, kapitenia e aeroplanit e bëri të ditur vetëm atëherë kur fluturakja tashmë ndodhej në ajër. Dhe, ky cak i mbajtur sekret ishte: Tirana
Rreth 90 agjentë të agjencive turistike nga Zvicra gjermane, frankofone dhe ajo italiane, kanë pasur dje një destinacion “misterioz” para vetes kur janë nisur nga Aeroporti i Cyrihut. Asnjëri prej tyre nuk dinte se për ku do të udhëtonin, shkruan Travel Inside News . Ishte hera e parë që Lufthansa Group, pjesë e së cilës janë edhe kompanitë zvicerane si Suisse dhe Edelweis, po organizonte një workshop të tillë të agjentëve të vet.
Destinacionin e fluturimit, kapitenia e aeroplanit e bëri të ditur vetëm atëherë kur fluturakja tashmë ndodhej në ajër. Dhe, ky cak i mbajtur sekret ishte: Tirana.
Agjentët e agjencive të udhëtimit janë shoqëruar nga 18 punonjës të Lufthansa Group, transmeton albinfo.ch. Në kryeqyetin shqiptar ata i priste një program interesant workshopesh (punëtorishë) por edhe ekskursione, për t`ua sjellë atyre më afër bukurinë dhe diversitetin e vendit.
Në këtë kuadër ka qenë edhe takimi i këtij grupi me ministrin shqiptar të turizmit, Blendi Klosi. Ai ka mburrur potencialin e madh turistik të vendit duke përmendur edhe rrjetet e hoteleve të mëdhenj boteror që janë ngritur dhe po ngriten kohëve të fundit në Shqipëri si: Hyatt, Marriott etj.
Por Klosi ka theksuar se Shqipëria nuk e ka për qëllim rritjen e shfrenuar të turizmit me çdo kusht, përcjell albinfo.ch. “Pika kryesore që na favorizon është natyra jonë; dhe ne nuk duam ta shkatërrojmë atë me zgjerimin arbitrar të hoteleve. Në kohët e “overtourism”-it kjo gjë është aq më shumë e rëndësishme për ne”.
Shqipëria imponohet me një kombinim madhështor të natyrës së larmishme, me plazhe përrallore me ujë të bruzët blu dhe me kulturën e mikpritjes. Ky vend juglindor evropian konsiderohet i sigurt dhe banorët janë të hapur e miqësorë me turistët.
Tregu zviceran ka një potencial të madh për turizmin në Shqipëri. Në vitin 2018 Shqipërinë e kanë vizituar rreth 42.000 zviceranë. Se kjo rritje është e konsiderueshme tregon krahasimi: Në vitin 2005 në Shqipëri ishin vetëm 6150 turistë nga Zvicra!
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













