Lajme
Udhëtimi pa viza pezullohet për disa vende të Ballkanit?
Ministrat e Brendshëm të BE-së mblidhen sot në Luksemburg për të diskutuar lidhur me mundësinë e pezullimit të përkohshëm të së drejtës për të qarkulluar pa viza për qytetarët e disa vendeve të Ballkanit.
Shkak është një rritje e konsiderueshme muajt e fundit e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia u tha në qarqet diplomatike të BE-së, transmeton DW. Nga janari deri në shtator vetëm në Gjermani nga këto vende kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues. Këta përbëjnë 20 për qind të kërkesave për azil.
Futja e përkohshme e regjimit të vizave do të merret në konsideratë vetëm në rast se përpjekjet e tjera do të jenë të pafrytshme. Pra fillimisht do të diskutohet se si mund të përmirësohet standardi i jetesës në vendet e origjinës, për të parandaluar në këtë mënyrë abuzimin e azilit që nga fillimi. Shumica e qytetarëve nga Serbia dhe Maqedonia që kërkojnë azil në Gjermani janë familje rome.
Regjimi i udhëtimit pa viza mund të pezullohet për gjashtë muaj, dhe të zgjatet me dymbëdhjetë muaj të tjerë.
Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, kërkoi që javën e kaluar rishqyrtimin e hyrjes pa viza të qytetarëve nga vendet e treta.
Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme gjermane, ajo së bashku me landet po kërkojnë mënyra “për t’i shkrutuar procedurat administrative për azilin dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit.” Me fjalë të tjera, metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










