Lajme
Udhëtimet për në Kosovë, vetëm me pasaportë valide
Ditëve të fundit ka pasur ankesa dhe janë kërkuar sqarime nga qytetarët tanë, të cilët kanë tentuar të udhëtojnë pa pasaporta (dokumente të udhëtimit), e të cilët janë kthyer mbrapsht nga kufijtë e Zvicrës
Në një njoftim që ka lëshuar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ua ërheq vërejjen bashkatdhetarëve që udhëtojnë për në Kosovë, këtë duhet ta bëjnë patjetër me dokument valid udhëtimi, gjegjësisht pasaportë.
“Ambasada ju njofton dhe jua përkujton se qytetarët tanë që shkojnë në pushime ose për nevoja të tjera në Republikën e Kosovës, duhet që patjetër të kenë dokumentin valid të udhëtimit- pasaportën e Kosovës, ose fletudhëtimin e lëshuar nga Ambasada në Bernë ose Konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih! E theksojmë, se për të kaluar kufijtë e Zvicrës nga aeroportet e këtij shteti, për të shkuar në Kosovë, nuk janë valide të përdoren si dokumente udhëtimi: letërnjoftimi i Kosovës, viza e punës B, apo viza e punës C. Duhet patjetër që ta keni pasaportën valide ose fletudhëtimin (dokumentin e udhëtimit)”, thuhet më tutje në njoftim.
Këtë vërejte jemi detyruar ta bëjmë, sepse në Ambasadë, në Konsullatën e Përgjithshme në Gjenevë si dhe në Konsullatën në Cyrih, ditëve të fundit ka pasur ankesa dhe janë kërkuar sqarime nga qytetarët tanë, të cilët kanë tentuar të udhëtojnë pa pasaporta (dokumente të udhëtimit), e të cilët janë kthyer mbrapsht nga kufijtë e Zvicrës, por edhe nga kufijtë e tjerë si të Italisë, apo Austrisë”, thuhet në përfundim të njoftimit të ardhur nga Ambasada e Republikës së Kosoves në Bernë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












