Jeta në Zvicër

UBS paralajmëron shkurtime në Londër

Vendimi i Britanisë për të braktisur Bashkimin Evropian mund të ndikojë që banka zvicerane UBS të reduktojë pothuajse një të tretën e vendeve të punës në zyrën e saj qendrore në Londër.

Kështu tha drejtori i përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti.

Aktualisht janë të punësuar më shumë se 5.000 njerëz në Londër dhe nga reduktimi mund të goditen mes 20 dhe 30 për qind të fuqisë punëtore, citohet të ketë thënë Sergio Ermotti, përcjell albinfo.ch.

Ai vuri në dukje se, megjithatë, është ende shumë herët për të vlerësuar rezultatin e negociatave për kushtet e prodhimit britanik dhe shprehu besimin se pas daljes së Britanisë nga BE-ja, Londra do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme financiare e taksave.

Përndryshe, nga selia në Londër UBS koordinon punët në Evropë.