Shkurt.ch
UBS: 10 mijë vende pune më pak
Banka më e madhe e Zvicrës ka thënë se shkurtimet masive kanë për qëllim uljen e kostove
Banka zvicerane UBS planifikon të shkurtojë rreth 10 mijë vende në mbarë botën.
Shkurtimet do të bëhen në një periudhë 3-vjeçare dhe përbëjnë 16 për qind të forcës së punës të bankës që ka 64 mijë njësi.
Banka më e madhe e Zvicrës ka thënë se shkurtimet masive kanë për qëllim uljen e kostove.
Drejtori ekzekutiv i UBS, Sergio Ermotti deklaroi tha se ky vendim ka qenë shumë i vështirë, sidomos për një biznes që është në ë është në shërbim të njerëzve.“Disa reduktime do të rezultojnë nga ky shkurtim dhe ne do të marrim çdo masë të mundur për të lehtësuar efektin e tij në tërësi”, ka thënë Ermotti.
UBS, me bazë në Cyrih, do të fokusohet te banka e saj private dhe një bankë më e vogël investimesh, duke kanalizuar shumicën e rrezikut që ishte përgjegjës për humbjet e saj.
Në një letër të përbashkët dërguar aksionerëve, presidenti Axel Webber dhe drejtori ekzekutiv Sergio Ermotti shprehen se nuk do të marrin më veprime të mëdha, nga të cilat nuk do të mund të nxjerrim fitimet”.
UBS njoftoi gjithashtu se po harton një seri planesh pasi raportoi për rezultatet e saj për tremujorin e tretë të vitit.
UBS aktualisht ka rreth 64 mijë punëtorë në 57 vende.
Banka ka humbur miliarda dollarë gjatë krizës financiare në vitin 2008 dhe duhej të ndihmohej nga autoritetet zvicerane.
Në UBS kanë thënë se ristrukturimet do të kursejnë rreth 5.8 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












