Kosova
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
Gjykata Themelore e Prishtinës u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, përcjell albinfo.ch.
Këtë informacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi ka theksuar për koha.net se tre të dyshuarve u është vazhduar paraburgimi deri më 29 shkurt 2024.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, tha Gashi.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademaj Murseli fillimisht u raportua si grabitje, ku mbeti e vrarë një grua, e pas hetimeve të kryera dyshimet janë që vrasja e saj është porositur nga bashkëshorti i saj, i cili i ka premtuar 30 mijë euro dorasit Granit Plava.
Në momentin kritik, në veturën ku ndodhej e ndjera ishte edhe burri i saj, Naim Muresli, i dyshuar, dhe dy fëmijët e tyre.
Bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Plava për “vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa ish-pjesëtari i FSK-së Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë.
Për këtë rast në paraburgim gjendet edhe T.D., i cili dyshohet se u ka shitur armën të dyshuarve Murseli dhe Plava.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












