Shqipëria
U shpëtuan mbi 40 qytetarë të bllokuar nën rrënoja
Së fundi, kryeministri i vendit, Edi Rama, në një intervistë dhënë për emisionin “Real Story” në “News 24” të drejtuar nga Sokol Balla tha se strukturat kanë bërë një punë heroike.
Ai u shpreh se falë përkushtimit të ekipeve të shpëtimit të Shqipërisë dhe aleatëve është bërë e mundur të shpëtohen së paku 40 persona, që ishin nën rrënoja.
“Kemi nisur të sistemojmë familjet pranë stadiumit, si dhe në hotelet këtu në bregdet. Ky nuk është tur i thjeshtë dhe po mbaj brenda shumë dhimbje të këtyre njerëzve. Mundohem të nxjerr sa më shumë energji pozitive. Njerëzit janë nën efektin e një goditjeje shumë të fortë. Të shpëtuarit janë në raport të lartë në raport me situatën dramatike.
Një pjesë e të shpëtuarve janë kontribut i miqve tanë. Këta ditë duhet të jemi të gjithë bashkë. Është bërë punë heroike në një situate jonormale. Strukturat ia dolën të shpëtojnë mbi 40 jetë të qytetarëve të bllokuar në rrënoja”, deklaroi Rama.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












