Kosova
U shënua Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot shënuan “Ditën e Forcës” me një ceremoni të veçantë dhe aktivitete të shumta. “Dita e Hapur” u mbajt në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku qytetarët dhe nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër pajisjet dhe armatimet ushtarake, të ndjekin demonstrime të ndryshme dhe të marrin pjesë në aktivitete që tregojnë fuqinë dhe gatishmërinë e FSK-së.
Ceremonia qendrore u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me pjesëmarrjen e liderëve më të lartë shtetërorë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, si dhe përfaqësues ushtarakë dhe diplomatikë nga vendet partnere.
Në këtë ditë të veçantë, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes filluan vizitën e tyre duke inspektuar kapacitetet ushtarake të FSK-së, të ekspozuara për publikun. Në fjalët e tyre drejtuar mediave, ata falënderuan komandantin e FSK-së, Gjeneral Jasharin, dhe të gjithë ushtarakët për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre në realizimin e misionit të shenjtë për mbrojtjen e vendit.
Me këtë rast, ministri Maqedonci, ndër tjerash theksoi se sot është një ditë e veçantë për FSK-në dhe se shënimi i 27 Nëntorit si “Dita e Forcës” është bërë tashmë një traditë, që lidhet me aktivitetet e mëhershme dhe trashëgiminë nga lufta çlirimtare, por gjithashtu tregon për zhvillimet e saj si ushtri ndër vite.
Ai gjithashtu theksoi se kjo ditë u shënua me një hap të rëndësishëm për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë – fillimin e industrisë ushtarake, një komponent kyç për qëndrueshmërinë shtetërore në mbrojtje dhe siguri.
Ndërsa kryeministri Kurti në fjalën e tij, ndër tjerash theksoi se FSK po forcohet vazhdimisht dhe me këtë po fuqizohet Republika e Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e përzemërt për Ministrinë e Mbrojtjes, ushtrinë, udhëheqësit dhe secilin që është angazhuar dhe ka kontribuar në këtë proces.
“Kjo ceremoni dhe aktivitetet e shumta të shënuara sot tregojnë angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit më të fuqishëm të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










