Kosova
U rihapën sot kufijtë tokësorë të Kosovës
Qeveria shfuqizoi vendimin për mbylljen e kufijve, tani më janë hapur të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Pas një jave të hapen kufijtë ajrorë, shkruan albinfo.ch.
Prej sot u rihapen kufijtë tokësorë të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë në detyrë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se pikat kufitare të cilat do të rihapen sot janë: Merdar, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.
Por, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, bëri të ditur se sot nuk do të hapen edhe kufijtë ajrorë.
Sipas tij, kjo ka mbetur të vendoset në javën e ardhshme, pas një analize tjetër.
“Vendimi dhe rekomandimet e IKSHPK-së pritet të merret në fundin e javës së ardhshme”, tha Vitia. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














