Kosova
U raportua nga Policia se kryetari i Prishtinës u kërcënua nga një person, e mohon Rama
Sot ani pse u raportua nga Policia e Kosovës se kryetari i Komunës së Prishtinës, është kërcënuar nga një person, Përparim Rama e ka mohuar një gjë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe pse mediat kanë raportuar për një kërcënim ndaj tij si kryetar i kryeqytetit një gjë e tillë nuk ka ndodhë.
“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kryetari Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal janë kërcënuar para disa ditësh.
Sipas raportit bëhet e ditur se personi i cili ka kryer kanosje tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
I dyshuari raportohet se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal gjatë një diskutimi mbi planin rregullues të një lagjeje të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












