Kosova
U përurua shtatorja e Skënderbeut në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ka shumë punë për t'u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit

Në Ditën e Flamurit, datëlindjen e komandantit “Adem Jashari” dhe ditën e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Prizren u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin, njofton rtklive.com.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit.
“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Duke e ndjekur Skënderbeun, vëllezërit Frashëri, Ymer Prizrenin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën në këtë datë të shënuar u bë edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së. Falë sakrificës së të cilës ne jemi këtu të lirë, por ende kemi shumë punë për të bërë para nesh”, u shpreh ai.
Haskuka tha se shembujt historik duhet të shërbejnë për të kaluar sfidat që ka vendi përpara.
Haskuka: Kur jemi bashkë, askush nuk mund të na ndalë
“Ne kemi shumë probleme, nganjëherë problemet mund të duken të pakapërcyeshme, por shembujt historik ashtu si na mëson Skënderbeu vetëm kur jemi bashkë mund t’i tejkalojmë. Kur jemi bashkë askush nuk mund të na ndal, mjafton të jemi bashkë, të bashkohemi dhe të mirat do të vijnë. Sukseset do te vijnë”, shtoi Haskuka.
Sekretari i degës së OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha tha se shumë gjenerata sakrifikuan në periudha të ndryshme, për lirinë që gëzohet sot. Ai ka përmendur edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Berisha: Heroi që i bëri ballë furisë otomane për 20 vjet
“Sot i gjithë kombi shqiptar feston në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Bujanovc, Mal të Zi, Çamëri dhe në çdo cep të botës, kudo që jetojnë shqiptarët. Sot për ne është një festë më e veçantë pasi që në këtë ditë të bukur, qytetit tonë në vazhdën e festave të nëntorit përkrah Remzi Ademës, Ismajl Kryeziut, Ismet Jasharit, Ekrem Rexhës, zuri vend edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Sot po vendosim bustin e këtij heroi që i bëri ballë furisë otomane për 20 vjet duke e mposhtur atë… edhe pse në qarqe të caktuara janë duke u ngritur aktakuza të padrejta për djemtë më të mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan për ta dëbuar regjimin e Millosheviqit nga trojet tona”, u shpreh ai.
E drejtori i administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se aty ku është qytetërimi evropian është edhe Skënderbeu. Kështu sipas tij, kjo figurë duhet të jetë në Prizren, në vendin ku është vet historia.
Hajdari: Prizreni është qytet historik i shqiptarëve
“Kështu që edhe në trojet shqiptare aty ku është dhe ku duhet kujtuar historia, aty duhet të jetë edhe Skënderbeu. Rrjedhimisht edhe Prizreni nuk ka mundur të jetë ndryshe. Prizreni është qytet historik i shqiptarëve, andaj edhe Skënderbeu duhet të jetë aty ku është historia, pra në Prizren… Shtatorja e Skënderbeut përveç rrugëtimit të saj nga puna e skulptorit Sinan Alija e deri në vendosjen këtu, ajo ka pasur edhe sfidat e veta në aspektin tekniko-administrativ për të cilat ne si drejtori kemi punuar pa ndërprerë dhe me shumë vullnet dhe përkushtim për ta sjell në Prizren”, u shpreh ai.
Ai theksoi se kjo shtatore është menduar qe të jetë në truallin e Qendrës Tregtare në vend, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Në inaugurimin e kësaj shtatore mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e deputetë të Prizrenit.
Të shumtë kanë qenë edhe prizrenasit, të cilët nuk respektuan masat antiCOVID, në mbajtje të distancës dhe maskave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?