Lajme
U përurua objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg
Në Hamburg të Gjermanisë u bë përurimi i objektit të ri të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe euro deputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD) z. Behar Isma, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve e intelektualëve të bashkë atdhetarëve tanë.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani dr. Faruk Ajeti, foli për marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe tradicionale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe për angazhimin e Qeveria e Republikës së Kosovës për thellimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të raporteve dypalëshe. Në lidhje me domosdoshmërinë e ndërrimit të objektit të ri të konsullatës, Ambasadori Ajeti tha se ky aktivitet nuk është i rastësishëm, por një pjesë e pandalshme, një rrugë e palëkundur e angazhimit tonë për të përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës. Ndërrimi i një objekti nuk është shumëçka, por është një mesazh i qartë për të gjithë, se rruga e drejtë dhe ligjore janë të vetmet rrugë që do të ndjekim. Ambasadori Ajeti rikonfirmoi zotimin e MPJD-së se objekti i ri i konsullatës do të mbetet si shtëpia e dytë e çdo qytetari tanë dhe do të jetë një qendër e fuqishme në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore.
Lendrit Iljazi, këshilltar i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, tha se MPJD udhëhiqet me parimin se një qasje strategjike dhe efektive ndaj diasporës është çelësi për imazhin, zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit tonë. Fuqizimi i diasporës vazhdon të mbetet një nga prioritetet e punës së MPJD-së.


E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












