Shqipëria
U merrnin deri në 30 mijë dollarë për në SHBA, shkatërrohet grupi kriminal
Për çdo person paguhej nga 7000 funte për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000-30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada
Policia e Shtetit, SHÇBA, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Partnerëve Amerikanë ka përmbyllur pjesën e dytë të Mega – Operacionit të koduar “One If By Land”.
Ky aksion është ndërmarrë në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.
Në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal, i cili ka ushtruar veprimtarinë e paligjshme, për një kohë të gjatë, në drejtim të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup të strukturuar kriminal” nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve”, vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 298/a, 333 të Kodit Penal, përcjell albinfo.ch.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Dominikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.
Për çdo person paguhej nga 7000 funte për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000-30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumente udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.
Ata përdornin itineraret :
– Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Dominikane-SHBA/Kanada
– Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.
Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Mega Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkohë pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit.
Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit “Nënë Terza” të Rinasit dhe konkretisht :
1- B.V., lindur e banues në Maqedoni,
2- A.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni
3- G.D., lindur e banues Strugë –Maqedoni
4. Z.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni
5- I.M., lindur e banues në Ohër-Maqedoni
6- E.S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











