Lajme
U mbijetoi 7 tumoreve, pacientja bëhet pjesë studimeve shkencore
“Ende nuk e arrijmë ta kuptojmë sesi ky person mund të jetë zhvilluar gjatë fazës embrionale, apo sesi arriti të kalojë sëmundjet”, kështu e komenton biologu Marcos Malumbres nga qendra kombëtare e kërkimit onkologjik në Spanjë çështjen klinike të 36-vjeçares së mbijetuar që nga lindja ndaj 12 tumorëve të ndryshme, 5 prej tyre vdekjeprurës.
Bëhet fjalë, për një rast të referuar në revistën “Avancimet e Shkencës” nga kërkuesit e Cnio. Historia e 36-vjeçares që i ka mbijetuar 12 tumorëve do t’i hapë rrugën teknikave të reja të diagnozave të terapive të reja për të rizgjuar sistemin imunitar kundër kancerit. Pacientja, e cila la me gojë hapur kërkuesit ka zhvilluar tumorin e saj të parë në fëmijëri, pas tij janë zhvilluar tumore të tjerë në distanca të ndryshme kohore.
Në më pak se 40 vite jete, ajo është diagnostikuar me 12 tumore të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit, pesë prej të cilëve malinj. Një situatë komplekse dhe e komplikuar, gruaja në fakt iu nënshtrua sekuencës së gjeneve që zakonisht përfshijnë format e trashëguara të kancerit por nuk u gjet asnjë mutacion.
Zbulimi që sistemi imunitar është në gjendje të krijojë një mbrojtje kundër qelizave me një numër kromozonesh, është një nga anët më të mira të studimit, që mund të hapë opsione të reja teraupetike për të ardhmen, duke i konsideruar 70% të tumorëve si anomali të numrit të kromozoneve.
Për të studiuar gruan dhe familjen e saj, kërkuesit spanjollë kanë përdorur një teknologji që do t’i lejojë të analizojë mijëra qeliza gjaku, një për një, për të vlerësuar gjenet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












