Tematike
U mbajt tryeza kushtuar LSHP dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Temat e tryezës ishin: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare” dhe “100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”
Në shenjë nderimi të dy datave me rëndësi historike dhe kombëtare, 134-Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër (BISHZ) më 16 qershor organizoi tryezën, në Solothurn me temat: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare” dhe “100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”.
Në këtë tryezë, me punimet e tyre i kanë paraqitur Dr. Nikë Gjeloshi, Dr.Sc.Ahmet Xhigoli, Gani Qarri, Abas Fejzuillahi dhe Mr.Sc. Metush Zenuni. Është lexuar edhe tema e Skënder Zogajt, nga Prishtina,i cili nuk ka pasur mundësi të merrte pjesë në tryezë.
Në fjalën e tij, kryetari i BISHZ në mes tjerash ka thënë se 100 Vjetori i shtetit shqiptar, kujtohet, nderohet dhe shënohet këtë vit përmes këtij organizimi të BISHZ.
Sipas tij, të gjitha temat e paraqitura nga referuesit kanë një të përbashkët: dëshirën dhe kërkesën për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet dhe nën një flamur, në hapësirat e Shqipërisë natyrale. Ky bashkim duhet të realizohet në formë demokratike dhe duke shfrytëzuar të drejtën për vetëvendosje, ka vlerësuar ai.
Në debat ka marrë pjesë edhe konsulli i Kosovës në Bernë, Xhafer Ahmeti, i cili ka folur si historian, me theks të veçantë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në këtë tryezë, me punimet e tyre janë paraqitur: Dr. Ahmet Gjikolli: „Lidhja e Prizrenit, një ngjarje me vlera historike për kombin shqiptar“; Dr. Nikë Gjeloshi: „Lidhja e Prizrenit ide e parealizuar“; Gani Qarri: „Lidhja Kombëtare e Prizrenit“; Abas Fejzullahi: „Veprimet e vendorëve dhe të huajve në 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar“; Mr. Sc. Metush Zenuni: „Lëvizjet Politiko – Ushtarake në Kosovë 1981 -1999“ dheSkënder Zogaj: „Mehmet Pashë Dërralla – gjenerali dhe ministri i parë i ushtrisë shqiptare“.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë













