Gjuha
U mbajt Seminari III trajnues për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe
Seminari III trajnues për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqip, në lidhje me serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» u mbajt më 3 dhjetor 2016 në sallën Salla LAB – H011 në ndërtesën e bukur të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih.

Seminari u zhvillua nën kujdesin e prof dr dr Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike, është i njohur kontributi i tij në afirmimin dhe e mbështetjen e Shkollave Shqipe në Zvicër – hartimin e teksteve shkollore, Fjalorin gjermanisht -shqip, Doracakun për mësimdhënie etj. edhe vlera në albanologji, me studimet gjuhësore shkencore nën këndvështrimin sociolinguistikë “ Gjuha shqipe në kontakt me gjermanishten në Zvicër” vuri themelet e albanologjisë zvicerane etj. dhe seminaret këto të fundit me shumë vlerë për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Seminari është projekt i përbashkët, ndërmjet Shkollës Pedagogjike dhe LAPSH-it një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit. Në Seminar morën pjesë 15 mësimdhënës/e nga Kantone të ndryshme ku mbahet mësimi shqip: Argau, Bernë, Cyrihu, Jura etj. Tema bosht e Seminarit është “Përkrahja e të lexuarit në gjuhën amtare”. Seminari u zhvillua sipas ecurisë: një pjesë teori –informacione, pjesa e dytë praktikë ( shembuj nga praktika) dhe pjesa tretë diskutim, reflektim. Përfshinë:
a). Përkrahja e nxitjes për lexim.
b). Punë në fushën e leksikut.
c) Individualizimi dhe diferencimi në lidhje me lexim.
Mesazhi që përcolli Seminarit Trepjesësh
Një pyetje për ata që thanë fjalën e tyre në seminar. Cili është mesazhi dhe qëllimi që përcolli Seminari?
Prof dr dr Basil Schader, ” Mesazhi dhe qëllimi kryesor i seminarit ishte që mësuesit/et e mësimit plotësues të përkrahen në rritjen e cilësisë së mësimit të tyre dhe që didaktika dhe metodika e përdorur në këtë mësim të jenë në ngjashmëri me didaktikën dhe metodikën të mësimit të rregullt zviceran. Me këtë shpresojmë t’i ndihmojmë jo vetëm mësues/e, por edhe të japim një kontribut që Mësimi Plotësues të bëhet më atraktiv – dhe me shpresën që ky mësim të frekuentohet nga sa më shumë nxënës/e.”
Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH-it: ” Mësuesit në këto vitet e fundit janë përpjekur vazhdimisht të rritin kualitetin e mësimdhënies së tyre dhe ky Seminar është në vazhdën e këtyre përpjekjeve. Tashmë që kemi në dorë 6 tekstet didaktike për mësimdhënës të mësimit plotësues kjo është një ndihmesë e mirë. Natyrisht ky seminar edhe njëherë theksoi nevojën e fuqishme që mësimdhënësit duhet të jenë shumë kreativ dhe të përgatitin materiale të përshtatshme plotësuese didaktike për klasat e tyre dhe gjithashtu të bashkëpunojnë sa më shumë në këtë drejtim mes vete. Seminaret janë një ndihmesë e vazhdueshme për mësimdhënësit dhe pikërisht për këtë arsye do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që mësuesve t’u krijojmë mundësitë që të përsosen gjithnjë e më shumë në punën e tyre”.
Cili është mesazhi që morët nga ky seminar?
Halime Vishi, mësuese “Seminari ishte shumë interesant, për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të cilët kanë nevojë për të mësuar vazhdimisht mbi metodat e reja të mësimdhënies.”
Naser Ulaj, mësues, “Seminaret e tilla janë të mirëseardhura për punën tonë të më tejme, sollën njohuri dhe përvoja tjera të suksesshme, na ndihmojnë në përsosjen e mësimdhënies në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Idaije Jashari, mësuese, “Seminaret e tilla janë sa të rëndësishme dhe aq të nevojshme për të vazhduar më tej përpjekjet tona për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër. E falënderojmë Dr.Schader- mikun e nderuar të shqiptarëve, me punën e tij të palodhur Mësimi plotësues i gjuhës shqipe çdo ditë po përparon si me Tekste të reja për nxënës, tani me Doracakun për mësimdhënës.”
Fitnete Balaj mësuese” Përmes këtij seminari thellova njohuritë në aspektin e mësimdhënies, është me e rëndësishme të përpiqemi që ora mësimore e mësimit plotësues të jetë e përafërt me mësimin e vendit ku jetojnë fëmijët”.
Afërdita Veliu, mësuese, mendoj se ishte shumë i rëndësishëm, qe puna jonë mësimore të përafrohet me mësimdhënien e shkollës zvicerane.
Lindita Istrefi, mësuese ” Nga ky seminar, leksionet dhe mësimi teorik i Prof. dr dr Basil Schader, nga puna praktike në grupe, nga shkëmbimi i përvojave mes kolegëve/eve përfitova shumë. Mësova metoda e forma të reja didaktike, të cilat besoj që në të ardhmen do të më shërbejnë për të rritur cilësinë e procesit të mësimdhënies. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të na mundësohen ndjekje seminaresh, të një cilësie po kaq të lartë, sa ky në Zürich. Një falënderim për Prof. dr dr Basil Schader, për Z. Nexhat Maloku- Kryetarin e LAPSH-it, si dhe për kolegët dhe koleget që dhanë kontribut.”
Besoj se seminari ishte një kontribut konkret për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Seminari u mbyll duke shpërndarë certifikata pjesëmarrësve.
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve