Tematike
U jepen pasaportat zvicerane, pa qenë kurrë në Zvicër!
Lidhur me ankesën e kantonit për abuzim me drejtësinë, gjykata thekson se sipas ligjit që ka vlejtur deri në vitin 2011, anulimi i shtetësisë së dikujt mund të bëhej vetëm në periudhën deri pesë vite nga natyralizimi
Dy vajza jashtëmartesore të një turku me shtetësi zvicerane e fitojnë po ashtu pasaportën zvicerane. Me gjithë faktin se babai i tyre, sipas autoriteteve të kantonit Soloturn ka bërë “keqpërdorim të shkallës së lartë të të drejtave”, Gjykata Federale Administrative shprehet se ajo nuk luan rol në këtë të drejtë të bijave të tij.
Turku sot 54 vjeçar është martuar me një zvicerane në vitin 1988 dhe, në bazë të kurorës me të, ai, në vitin 1995 ka fituar shtetësinë zvicerane në mënyrë të lehtësuar. Dy vite pas kësaj çifti është shkurorëzuar dhe gjatë kësaj kohe, atij i kishte lindur një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore me një grua turke në vendlindjen e vet.
15 muaj pas shkurorëzimit, partnerja e tij turke lindi edhe dy vajza tjera. Në vitin 2002 babai zyrtarizoi atësinë ndaj tri vajzave dhe u shpërngul te familja e tij e re në Turqi. Në vitin 2008 ai bëri kërkesë për natyralizim të lehtësuar të vajzave të tij, bazuar në faktin se ai kishte tashmë shtetësinë zvicerane.
Enti Federal për Migracion (BFM) në vitin 2010, me gjithë kundërshtimin nga kantoni i Soloturnit, miratoi këto kërkesa. Por, kantoni ndërkaq ushtroi ankesë në Gjykatën Federale Administrative, me arsyetimin se babai i vajzave ka bërë “keqpërdorim të drejtësisë në një shkallë të lartë”.
Gjyqtarët në St. Gallen tashmë kanë miratuar ankesën sa i takon vajzës së parë të turkut. Sipas gjykatës, babai, në kohën e lindjes së vajzës së parë nuk kishte pasur ende pasaportë zvicerane kështu që nuk ka mundësi që ajo e drejtë t`i bartet vajzës. Mirëpo dy vajzat më të reja i plotësojnë kushtet për të fituar pasaportat e Zvicrës duke u bazuar në shtetësinë e babait të tyre.
Sipas gjykatës, ato mund të konsiderohen “të integruara”, edhe pse kurrë deri më tash nuk kanë qenë në Zvicër. Kjo për faktin se në raste të tilla ligji nuk parasheh kritere të larta. Mjafton që ato jetojnë në Turqi së bashku me të atin, mësojnë gjermanisht në një shkollë private dhe e zotërojnë gjermanishten në nivel mesatar.
Ndërsa lidhur me ankesën e kantonit për abuzimin e turkut me drejtësinë, gjykata thekson se sipas ligjit që ka vlejtur deri në vitin 2011, anulimi i shtetësisë së dikujt mund të bëhej në periudhën deri pesë vite nga natyralizimi. Edhe pse ndërkohë ky afat është zgjatur në tetë vite, kjo nuk e jep mundësinë që ndaj abuzimit të reagohet në kohë të pakufizuar.
Në kantonin e Soloturnit, në sektorin e natyralizimit thonë se ende nuk kanë vendosur nëse çështjen do ta çojnë në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










