Lajme
U hap panairi i bletarisë “Kosova 2011”

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, është hapur të enjten panairi ndërkombëtar i bletarisë “Kosova 2011”, i cili tashmë organizohet tradicionalisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Lidhja e Bletarëve të Kosovës. Në këtë panair, i cili do të jetë i hapur deri të shtunën, produktet e tyre të mjaltës po i promovojnë rreth 70 ekspozues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.
Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, është hapur sot panairi ndërkombëtar i bletarisë “Kosova 2011”, i cili tashmë organizohet tradicionalisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Lidhja e Bletarëve të Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, tha se organizimi i këtij panairi në masë të madhe është duke ndikuar në ngritjen e rëndësisë së sektorit të bletarisë dhe në promovimin e të arriturave në prodhimtarinë e këtij sektori. “Kërkesat e mëdha për prodhimet e bletës paraqesin nevojën për ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve këshillimore me qëllim të edukimit të bletarëve, sidomos për ata që për herë të parë zgjedhin si aktivitet prodhimtarinë bletare dhe ne si ministri në vazhdimësi e kemi mbështetur në këtë aspekt këtë sektor”, tha Halimi, duke shtuar se janë duke u bërë përpjekje që edhe këtë sektor ta përfshijnë në skemën programore të Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje financiare direkte në vitet e ardhshme.
Ndërsa Haxhi Demukaj, kryetar i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, tha se prodhimtaria bujqësore nuk varet vetëm nga puna apo mospuna e fermerëve, por edhe nga kushtet klimatike që dominojnë gjatë vitit dhe kështu është edhe në prodhimtarinë e bletës. “Prodhimtaria e mjaltës në këtë vit ishte më e mirë sesa në vitin e kaluar. Mesatarja e prodhimit të mjaltës në nivel vendi sivjet sillet në rreth 15 kg për zgjua, mirëpo ne si shoqatë nuk mund të jemi shumë të kënaqur, sepse llogarisim se prodhimtaria mund të jetë shumë më e mirë”, tha Demukaj.
Në këtë panair, i cili do të jetë i hapur deri të shtunën, produktet e tyre të mjaltës po i promovojnë rreth 70 ekspozues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Ndërsa, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vendin tonë vlerësohet të jenë rreth 6400 bletërritës, me rreth 75000 zgjoje bletësh.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€