Autotech

Twitter zbulon tiparin ‘super follow’

Twitter ka njoftuar planet për një tipar të ri “Super Follow” apo ‘super ndjekje’, i cili do t’u mundësojë mbajtësve të llogarive të tarifojnë për përmbajtje ekskluzive shtesë.

Kjo mund të marrë formën e tweet-eve shtesë, duke u bashkuar me një grup të komunitetit ose duke marrë një gazetë, tha firma, raporton BBC, transmeton Albinfo.ch.

Twitter zbuloi planet e tij në një ngjarje virtuale të mbajtur për investitorët.

Është hera e parë pas një kohe që platforma njofton ndryshime të rëndësishme në mënyrën në të cilën njerëzit mund ta përdorin atë.

Gjithashtu u tha se ishin duke testuar një shërbim të diskutimit audio drejtpërdrejt – i cili ka rezultuar i popullarizuar në një rival të ri, rrjeti shoqëror i cili është vetëm në formatin audio “Clubhouse”.

“Pse nuk e fillojmë me – pse njerëzit nuk besojnë në ne”, tha themeluesi i Twitter, Jack Dorsey.

“Bëhet fjalë për tri kritika: ne jemi të ngadaltë, nuk jemi inovativë dhe nuk na besohet”.

Twitter, i cili u lansua në 2006 dhe regjistroi fitimin e tij të parë vjetor më 2018, tha se shpresonte të dyfishonte të ardhurat e tij më 2023.

“Twitter pa dyshim po kërkon mënyra për të drejtuar flukse të reja të të ardhurave me këtë shërbim të ri”, tha analisti Ben Wood nga CCS Insight.

Lajmi ka marrë një reagim të përzier mes përdoruesve të Twitter. Konsulenti i mediave sociale Matt Navarra pyeti ndjekësit e tij nëse do të ishin të gatshëm të paguanin një premium për llogaritë e tyre të preferuara – dhe 85% u përgjigjën se nuk do të bënin.

Një zëdhënës i Twitter tha se Super Follow pritet të nisë këtë vit.