Lajme
Twitter heq 32 mijë llogari false për shkak të dezinformimit
Twitter ka hequr 32 mijë llogari false të përdorura nga Kina, Rusia dhe Turqia, të cilat sipas kompanisë, shkaktonin dezinformim.
Rrjeti më i madh, në mesin e tre të çmontuarve, është ai kinez. Ai përbëhej nga 23 750 llogari, përmbajtja e të cilave shpërndahej në 150 mijë llogari të tjera.
”Këto rrjete përdoreshin për aktivitete të koordinuara dhe manipuluese, me synimin për t’u përhapur në vende të tjera”, shpjegon Twitter.
Rrjeti rus ishte i përbërë nga rreth 1 000 llogari të lidhura me politikën aktuale, një sit informacioni që bënte propagandë në emër të qeverisë.
Ndër aktivitetet e rrjetit aty ishte promovimi i ”Rusisë së bashkuar”, partia e presidentit Vladimir Putin rus dhe sulmi ndaj disidentëve politikë.
Rrjeti turk kishte 7 340 llogari, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











