Kosova

Turqia sot merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia

Raportohet se nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia, përcjell albinfo.ch.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it mes Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş do të bëhet në orën 11:00.

Kujtojmë se Turqia po e merr komandën e KFOR-it në një kohë kritike pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, ku si pasojë të dielën e 24 shtatorit humbi jetën rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën dy të tjerë.