Lajme
Turqi: 25 milionë turistë priten gjatë vitit 2021
Sektori i turizmit në Turqi pritet të sjellë 25 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2021, tash kur vaksina anti-Covid ka filluar të merret në shumë shtete të botës.
Virusi ka shkaktuar dëme të mëdha në turizmin e këtij shteti, për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në të gjithë botën.
Burime nga industria e turizmit në këtë shtet thonë se do të duhen të paktën dy vjet që numri i turistëve të kthehet ashtu siç ishte para pandemisë, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Numri i turistëve në Turqi gjatë vitit 2019 ishte 45,06 milionë, të cilët kanë gjeneruar të ardhura në vlerë prej 34,5 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, gjatë vitit 2020, numri i vizitorëve ishte 12 milionë, duke pësuar kështu një rënie prej 72 për qind në krahasim me vitin paraprak.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













