Lajme
Turqia, e gatshme t’i bëjë bashkë Zelenskyn dhe Putinin
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe lideri rus, Vladimir Putin, ende mund të takohen nëse janë akoma të arritshme kushtet për zgjidhjen e konfliktit.
Çavusoglu është takuar në Lviv me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe tha se ata kishin rënë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt.
“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim”, tha Çavusoglu.
“Ne thamë dje se do të ishim të lumtur të jemi nikoqir i këtij takimi”.
“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm të veprojmë”, shtoi ai, shkruan BBC.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











