Lajme
Turqia do të përdorë vaksinën kineze kundër Covid-19
Turqia do të pranojë dërgesën e saj të parë të vaksinës kineze kundër koronavirusit – Sinovac, pasi testet paraprake të brendshme treguan se ishte 91% efektive, tha ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.
Ankaraja në ditët e ardhshme do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për 4.5 milionë doza, duke e lënë të hapur mundësinë që të blejë 30 milionë më shumë nga gjiganti farmaceutik amerikan dhe partneri i saj gjerman, tha Koca, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Turqia fillimisht do të marrë tre milionë doza të Sinovac dhe do të ketë mundësinë për 50 milionë më shumë, ndërsa fillon vaksinimet muajin tjetër.
Autoritetet kanë paraparë që fillimisht të vaksinojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet e ndjeshme.
Koca tha se dërgesat e para të vaksinës kineze do të dërgohen në Turqi të dielën.
Testet paraprake në 7.371 vullnetarë në Turqi treguan se vaksina kineze ishte 91.25 për qind e efektshme, megjithëse testet e fazës së tretë ende nuk ishin të plota.
Turqia “do të jetë në gjendje të vaksinojë 1.5 milionë apo edhe dy milionë njerëz në ditë”, tha Koca, duke shtuar se “faza e parë” e vaksinimeve do të mbulonte nëntë milionë njerëz.
Rusia dhe Kina tashmë kanë filluar përpjekjet e vaksinimit të popullatës me vaksina të prodhuara në vend. Shumë ekspertë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tyre.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













