Lajme
Turqia do të humbasë 3 miliardë dollarë nëse ndodh Brexit pa marrëveshje
Turqia mund të pësojë humbje tregtare me Britaninë me vlerë deri në 3 miliardë dollarë nëse çështja Brexit përfundon pa marrëveshje, tha sot ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan.
Ajo shtoi se shumë ndërmarrje turke aktualisht nuk kanë informacion mbi pasojat e një skenari të tillë.
Ministrja Pekcan tha se humbje të tilla do të rridhnin nga rritja e Britanisë në tarifat e importit pas Brexit për sektorë të tillë si tregtia, automobilat dhe tekstili.
“Ne presim që sektorët më të prekur të jenë industria e automobilave me një humbje në tregti deri në 1.2 miliard dollarë, tekstile me një humbje prej 1.3 miliard dhe pajisje elektronike dhe shtëpiake me humbje prej 500 milionë dollarë”, tha Pekcan në një forum biznesi në Stamboll.
Ajo shtoi se për fat të keq, edhe pse pala britanike dhe Turqia dëshirojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë, Turqia nuk mund ta bëjë këtë për shkak të detyrimeve të saj ndërkombëtare të nënshkruara me BE-në.
“Duket se Brexit do të ishte mirë me marrëveshje, ndërsa Brexit do t’i vinte kompanitë turke në një pozitë të vështirë pa marrëveshje”, përfundoi Pekcan, shkruajnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














