Lajme
Turqia dhe Kina, partnerët e rinj tregtarë të Shqipërisë
Ndryshon harta gjeografike e tregtisë së Shqipërisë. Sipas INSTAT, Turqia dhe Kina kanë hyrë si partnerë të rinj strategjik në tregtinë shqiptare
Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se Shqipëria po krijon partnerë të rinj tregtar. Sipas këtij instituti, Turqia dhe Kina kanë hyrë si partnerë të rinj duke i zëvendësuar Greqinë dhe disa shtetet tjera të rajonit, me të shteti shqiptar kishte marrëdhënia tregtare.
Sipas INSTAT, Italia edhe më tej vazhdon të mbajë vendin e parë në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me 37 për qind të totalit.
Ndërsa Greqia e cila deri më tani ka qenë e dyta, është zhvendosur dy vende më poshtë, sepse vendin e dytë e ka zënë Turqia me 7,2 për qind të totalit tregtar.
Në vend të tretë renditet Kina me 6,5 për qind të totalit të shkëmbimeve tregtare dhe Greqia pozicionohet në vendin e katërt me 6,2 për qind.
“Kriza e tejzgjatur ekonomike në shtetin Helen vlerësohet të jetë edhe arsyeja kryesore pse biznesi shqiptar ka zgjedhur vende të tjera për tregti”, thuhet në raportin e publikuar nga BW.
Turqia shihet si një alternative e mirë në kushtet kur është një nga prodhuesit kryesorë dhe mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira. Ndërsa Kina është një tjetër mundësi që po shfrytëzohet në sektorin e tregtisë duke pasur parasysh nivelin e lartë të prodhimit nga ky shtet.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










