Lajme
Turne futbolli në pritje të mërgimtarëve
Në fshatin Roganë të Dardanës ka 9 vjet që në korrik organizohet turne futbolli në shenjë të nderimit të 2 Korrikut – Ditës së Deklaratës kushtetuese për pavarësinë e Kosovës më 1990, si dhe për nder të mërgimtarëve, të cilët këtë muaj vijnë për pushime në vendlindje. Turneu zgjat rreth një muaj dhe në të marrin pjesë 30-40 ekipe nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe të Kosovës Lindore.
Ndeshjet preliminare i ndjekin zakonisht rreth 1500 shikues, kurse që nga gjysmëfinalja turneu ndiqet, çdo mbrëmje, prej rreth 4000 shikuesve. Vlen të theksohet se shumë bashkatdhetarë që punojnë e jetojnë në shtetet e Perëndimit akordojnë pushimin pikërisht në kohën e zhvillimit të këtij turneu futbollistik. Karakteristikë e këtij turneu është se garat i përcjellin shikues gjinish dhe moshash të ndryshme. Arifi 72-vjeçar thotë se gati çdo mbrëmje e ndjek turneun i shoqëruar nga fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, disa nga të cilët sapo kanë ardhur nga Vinterturi i Zvicrës.
Për lidhjen e përzemërt me këtë turne po e japim deklaratën e të riut, Kushtrim Foniqi, me qëndrim në Glattbrugg të Zvicrës. „Më vjen shumë keq që nuk kam aq shumë pushim që të marr pjesë me ndonjë ekip në këtë turne, por gjithsesi do të shkoj për t’i ndjekur lojërat prej çerekfinales e deri në finale“. Në pyetjen se a do të shkojë në pushime në bregdet, Kushtrimi thotë: “As që më shkon mendja, bile. Në Zvicër shkoj shpesh në pishina, kurse këtu kur vij dëshiroj të jem për çdo mbrëmje në Roganë që të përcjell turnirin e futbollit dhe të takohem shokë të shkollës dhe të fëmijërisë”.
“Në turneun e sivjetshëm janë paraqitur 28 ekipe, kështu që turneu do të zgjasë 23 ditë. Falënderojmë Komunën e Dardanës e cila, sivjet na ka ndihmuar me sigurimin e ndriçimit të fushës, pastaj për furnizimin me topa si dhe me rrethojën e fushës. Më parë na ka ndihmuar me ndërtimin e shkallëve për ulëse të publikut, ku mund të ulen rreth 3500 shikues”, thotë organizatori i këtij turneu, z. Agron Kryeziu.
Për pjesëmarrje në turne çdo ekip paguan nga 100 Euro, mjete këto të cilat shfrytëzohen për organizim si dhe për shpërblimin e vendit të parë me 40% dhe të vendit të dytë me 10% të parave të grumbulluara nga pjesëmarrja në turne.
Trajneri i ekipit “Rainca” nga Lugina e Preshevës, z. Limon Salihu thotë se ekipi i tij merr pjesë rregullisht qe shtatë vjet dhe se, përveç paraqitjes me lojëra të mira, ekipi i tij shpesh ka arritur rezultate të mira deri në finale. “Jam tejet i kënaqur me këtë turne futbolli, dhe falë lojërave fer si dhe disiplinës që mbizotëron në këtë turne, lojtarët e mi me kënaqësi marrin pjesë në këto gara të turneut në futboll të vogël”, shpreh falënderimin e tij z. Salihu për organizatorët dhe për shikuesit e Roganës me rrethinë.
Nehat Pajaziti nga Ferizaji i cili përfaqëson ekipin „Besiani“ thotë se merr pjesë për herë të parë në këtë turne, por që është falënderues për lojë fer dhe për publikun e mrekullueshëm i cili vlerëson lartë lojën e bukur dhe aplaudon çdo aksion të mirë e sportiv.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











