Lajme
Turizmi shqiptar prezantohet nga mediet e huaja
Mediet skandinave dhe ato franceze e prezantojnë Shqipërinë si vendin më atraktiv që duhet të vizitohen sivjet në Ballkan
Mediet prestigjioze ndërkombëtare vazhdojnë ta prezantojnë Shqipërinë si vendin më atraktiv në Ballkan që duhet vizituar. Përveç medieve britanike e amerikane, për turizmin shqiptar kanë shkruar edhe mediet suedeze dhe ato franceze. “L’Express” thotë se Shqipëria është vend mjaft atraktiv për t’u vizituar sivjet.
Në këto artikuj theksohet se plazhet e Shqipërisë janë mjaft tërheqës dhe ngjasojnë mjaft me ato të Greqisë, ndërsa malet e larta ofrojnë gati të njëjtën pamje që turistët e ndeshin në Zvicër, citon TCH.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë se këto vlerësime të gazetave ndërkombëtare ndikojnë mjaft në prezantimin e Shqipërisë te turistët skandinavë, ndërsa konfirmon se sivjet për turitët e huaj dhe bata shqiptarë pritet të hapet ishulli i Sazanit, një perlë shqiptare.
“Suedezët po interesohet mjaft për Shqipërinë. Kjo tregon që produkti turistik shqiptar në vendet skandinave tashmë po njihet. Një nga gjërat më interesante që përmendej ishte hapja e ishullit të Sazanit për publikun, që tashmë është vendosur, pas diskutimeve në Qeverinë shqiptare. Së bashku me agjencinë partnere franceze të bregdetit po punojmë për të krijuar një lloj parku kombëtar për ta hapur për herë të parë ishullin për vizitorë”, tha a.
Megjithatë Shqipëria, siç th ai, ende nuk është gati për turizmin familjar, pasi nuk mund t’i ofrojë të gjitha shërbimet që kërkohen. Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, vendi shqiptarë është ideal për një turizëm aventuror.
“Shqipëria është gati si produkt turistik i aventurës, por jo i turizmit të maturuar për të konkurruar fqinjët, pasi mungojnë investimet e rëndësishme strategjike. Si një destinacion i aventurës, tashmë po merr goxha vëmendje nga të huaj”, deklaroi shefi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












