Lajme
Turizmi në Shqipëri, një kantier me potencial zhvillimi
Shqipëria "nuk është akoma në radar", por me bregdetin e saj shumë të bukur, me historinë e saj, me gërmadhat mijëvjeçare, me malet dhe me natyrën e paprekur paraqet potencial të madh“, thotë Alexander Wittwer, ambasador i Zvicrës ne Tiranë
“Para 24 vitesh kam qenë në Shqipëri, në korrik të vitit 1989, në kohën e regjimit të vjetër, komunist. Enver Hoxha kishte vdekur prej katër vitesh, Ramiz Alia ishte në fuqi. Bashkë me djalin tim18 vjeçar bëmë pushimet verore në det, në afërsi të Durrësit”, evokon Erika Nostitz. “Ne kishim dëshirë të udhëtonim në vendet ku nuk shkonte çdonjëri”.
Dhe kështu është edhe sot: 78 vjeçja nga Bazeli mori pjesë gjatë majit bashkë me bashkëshortin Franz Otto Nostitz në një “udhëtim arkeologjik në Shqipërinë e panjohur”, nën udhëheqjen e arkeologut Christian Zindel, i cili e njeh Shqipërinë që nga viti 1988. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ai ka drejtuar zyrën e degës së fondacionit të kulturës “Pro Helvetia” në Tiranë.
Një vend krejt tjetër!
Erika Nostitz, nuk ka mundur ta njohë më Shqiperinë, me rastin e vizitës së dytë të saj në këtë vend. “Është një botër jetër, njerëzit janë të hapur, miqësorë dhe të këndshëm. Përpara ata ishin të tërhequr dhe të mbyllur në vete”. Ajo nuk e di nëse qëndron ajo që shkruante Kadare se në atë kohë gjithkund kishte mikrofonë përgjimi, shkruan swissinfo.ch në një dosje prej disa tekstesh, të gjitha kushtuar turizmit në Shqipëri.
Christian Zindel udhëheq grupin e tij prej 20 vetash, të shumtën njerëz të moshës së pensionit, të interesuar për kulturën, për vendgërmimet greke, ilirike romake dhe spartane. Veç këtyre ata vizituan edhe qytetet e vogla Gjirokastër dhe Berat, të cilat në saje të ruajtjes së mirë të pamjes osmane të qytetit, prej pak vitesh bëjnë pjesë në trashëgiminë kulturore botërore të UNESCO-s. Vizitohet edhe vendgërmimi shqiptaro-zviceran në Orikum, në Gjirin e Vlorës, në të cilin ka punuar arkeologu zviceran (Zindel).
Grupi udhëton nëpër Shqipëri, me autobusin e drejtuar nga një shofer lokal,me njohuri për vendin, i cili i njeh rreziqet dhe cilësinë e rrugëve shqiptare. Së bashku me ne është edhe shqiptari 33 vjeçar Sokol Lahi, i cili flet gjermanisht dhe anglisht. Ai merret me organizimin e shujtave, kujdeset për hyrjen nëpër muzeume dhe ndërmjetëson kur nuk ecën ndonjë gjë me bujtjet në hotele.
Por Shqipëria vazhdon të vuajë nga imazhi i saj i keq. Fajet për këtë i kanë mediet, që tregojnë vetëm njërën anë të medaljes. “E qartë, ka korrupsion dhe nepotizëm. Që nga kthesa politike vendi me vështirësi po ecën përpara. Mirëpo sikur kudo, edhe këtu jetojnë njerüz me kultura të ndryshme dhe njerëz normalë, të mirë e të këqinj.”.
Se për Shqipërinë ekzistojnë shumë klishe dhe rezerva, e vërteton edhe Beatrice Holzwarth nga Therwil, Baselland. Ajo ka ardhur me bashkëshortin për herë të parë në Shqipëri. Edhe ajo kishte pasur paragjykime të caktuara.
Kushdo që udhëton nëpër Shqipëri, nuk mund as të mos i shohë dhe as t`i injorojë: bunkerët nga koha e Enver Hoxhës. Ata, simbole të kohës së luftës së ftohtë dhe të izolimit të Shqipërisë, qëndrojnë nëpër fshatra dhe qytete, në kopshte dhe vreshta, në kodra dhe male ose buzë detit… Dhe, po, madje edhe nëpër varreza mund t`i shikosh ata.
Zindel, i cili që në vitin 1989, në kohën e komunizmit, kishte organizuar udhëtimet e para në Shqipëri e shikon me skepticizëm bumin e ndërtimeve pa kriter. “Shqipëria është bërë shumë perëndimore. Por ajo nuk është alternativë për plazhet e bukura greke ose italiane, siç mund të menodjnë shumë zviceranë. Shqipëria nuk mund ta ofrojë këtë, ajo luan në një ligë tjetër nga ajo e Greqisë”.
Turizmi masiv nuk do të ketë sukses këtu, por prandaj kemi shansin e tipeve tjera të turizmit si hiking, alpinizëm ose turizëm kulturor. Fundja, Zindel nuk e sheh si tragjik dështimin e Shqipërisë që të zhvillojë turizmin masiv. Pasi që ky turizëm është thikë me dy teha. “Ai shkatërron shumëçka, po ashtu edhe një pjesë të madhe të identitetit nacional”, sipas tij.
Zindel, i mishëruar tashmë me Shqipërinë, thotë se është kundër „konsensusit të gjerë për të mbuluar të kaluarën komuniste. „Është një parakusht i keq që një brez i tërë të mohojë një pjesë të jetës së vet, të historisë, identitetin e tij. Asnjë njeri nprmal nuk mund të përballojë nëse detyrohet të shlyejë një pjesë të jetës“.
Shqipëria ende “nuk është në radarët turistikë”
Duke folur për turistët zviceranë në Shqipëri, swissonline.ch thotë se Shqipëria nuk është ndonjë vend turistik me peshë për zviceranët. Ndonëse ofrohen disa udhëtime speciale për atje, operatorët e mëdhenj turistikë, si Kuoni dhe Hotelplan, për shkak të kërkesave të vogla, ende nuk e kanë futur Shqipërinë në programet e tyre. As për të ardhmen e afërme nuk janë planifikuar udhëtime turistike atje.
Shqipëria, vendi i shkëputur për dekada nga bota, i hapur vetëm në këto 20 vitet e fundit, dëshiron të pozicionohet si një destinacion turistik.
„Shqipëria nuk është akoma në radar, por me bregdetin e saj shumë të bukur, me historinë e saj, me gërmadhat mijëvjeçare, me malet dhe me natyrën e paprekur paraqet potencial të madh“, thotë Alexander Wittwer, ambasador i Zvicrës ne Tiranë.
Është rritur para së gjithash fluksi i turistëve nga vendet fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Mali I Zi. Por edhe turistët nga Greqia, Italia, Gjermania, Polonia etj. mund t`i takosh shpesh, në grupe. Ndërsa udhëtimet individuale turistike janë të rralla, edhe pse operatori turistik Lonely Planet e ka futur në vitin 2011 Shqipërinë në mesin e top destinacioneve turistike të botës.
Më tutje duke folur për rrugët në gjendje jo të mirë, për vështirësitë në komunikacion, hekurudhën pothuaj jo funksionale etj. Swissinfo megjithatë shton: këto ankesa harrohen shpejt, pasi që kudo takon njerëz të përzemërt dhe kureshtarë, që interesohen për turistët nga jashtë.
Diçka që i bie në sy çdo të ardhuri rishtas në Shqipëri është numri i madh i mercedesëve , që janë të kudogjendshëm, në fshatra dhe në qytete. Mund të shtrohet pyetja se si mund të përballojë njëri ndër vendet më të varfra të Evropës këto automjete të shtrenjta dhe sa prej tyre janë të vjedhura?! Në njëfarë mënyre duket se njerëzit në Shqipëri ndjejnë nevojën e kompensimit, për 40 vjetët nën diktaturën e Enver Hoxhës kur ndalohej pronësia mbi çfarëdo automjeti privat.
Numri i turistëve zviceranë, është 7 fishuar për 7 vite
Numri i turistëve zviceranë në Shqipëri ka shënuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit. Nëse në vitin 2005 Shqipërinë e kishin vizituar 6150 veta nga Zvicra, në vitin 2012 ky numër është ngjitur në 42546 sish, që do të thotë 7 herë më shumë. Natyrisht në këto shifra nuk është shumë e qartë se sa prej tyre janë turistë e sa njerëz të bizneseve.
(B.SH.)
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











