Lajme
Turizmi, fusha kryesore përfituese në buxhetin zviceran 2020
Ditë më parë, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës filloi rishikimin e buxhetit për vitin 2020
Shtypi zviceran ka bërë të ditur se Komiteti Shtetëror i Financave ka rekomanduar një rritje të shpenzimeve për vitin 2020 prej rreth 120 milionë CHF.
Me këtë veprim duket se Këshilli pritet të investojë paratë në katër fusha kryesore, ato do të jenë: sporti, arsimi, turizëmi dhe ndihma ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, thuhet se zonat e tjera që do të shohin rritje të shpenzimeve për vitin 2020 do të jenë edhe rrugët, mbrojtjet për anijet që shkojnë në oqean dhe lidhjet e transportit mbarëkombëtar.
E përditshmja zvicerane “20 Minute” ka shkruar se buxheti i Bordit Zviceran të Turizmit është vendosur të rritet në vitin 2020.
Nga ana tjetër, edhe gazeta online zvicerane “The Local”, ka shkruar se turizmi në Zvicër aktualisht po kalon një “bum” dhe Zvicra është në rrugën e duhur për të regjistruar numrin më të madh të turistëve në historinë e saj.
Kujtojmë se Zvicra regjistroi 38.8 milionë qëndrime hoteliere gjatë natës në 2018-ën, ndërkohë shifrat nga gjysma e parë e 2019-ës tregojnë se kjo është parashikuar të tejkalohet.
Po ashtu, rritja e numrit të vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nxitur fushën e turizmit në Zvicër.
Sidoqoftë, buxheti i paraqitur nga Këshilli Federal tregoi një tepricë prej 500 milionë CHF, me të ardhura vjetore prej 75,7 miliardë CHF dhe shpenzime 75.2 miliardë. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












