Lajme

Turizmi dhe gastronomia po shkëlqen në Zvicër

Fusha e turizmit në Zvicër është e pakonkurrencë me fushat e tjera.

Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne.

Në Zvicër turizmi është i rëndësishëm dhe gjenerator i punësimit, përcjell albinfo.ch.

Turizmi konsiderohet si një nga sektorët më fitimprurës për ekononominë zvicerane dhe shpesh është njëri nga aktivitetet që sjell sukses ekonomik.

Ekonomia e brendshme e Zvicrës vazhdoi të zhvillohej, Kërkesa e brendshme finale (+0.5%) ka vijuar rritjen e tremujorit paraardhës. Investimet në pajisje u rritën me një normë mbi mesataren (+1.7%) – ndër të tjera, investimet në automobila u rritën më tej me zbutjen e pengesave në furnizim. Nga ana tjetër, investimet në ndërtim (-0.5%) kanë vijuar të bien sipas shifrave të Seco.

Ka pasur gjithashtu ritme pak nën mesataren e rritjes në konsumin e qeverisë (+0.3%) dhe konsumin privat (+0.3%). Në turizëm, rimëkëmbja nga kriza e Corona vazhdoi – në veçanti, më shumë turistë nga jashtë u kthyen në Zvicër. Vlera e shtuar në industrinë e mikpritjes (+1.5%) u rrit përsëri, por ishte ende 5 për qind nën nivelin e parakorona në fund të 2019-ës, sipas Seco.