Shqipëria
Turistët vizitojnë kishat dhe xhamitë në Shqipëri
Turistët shprehen se për ta harmonia fetare që gjejnë në Shqipëri është një vlerë kombëtare që e bën vendin edhe më të bukur
Çifti francez Karine dhe Lionel vijnë për herë të dytë në Shqipëri, pasi u bënë përshtypje qetësia e këtij vendi të vogël, ku gjen njëkohësisht edhe kisha, edhe xhami.
Dy bashkëshortët francezë Top Channel i gjeti në Katedralen ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.
“Fetë e ndryshme po e bëjnë edhe më interesante vizitën tonë në Shqipëri. Burri im, edhe pse mysliman, i veshur me veshje islame, lejohet të vizitojë kishën. Ndërsa unë kam lindur e krishterë e jam një budiste, si dhe praktikoj zena, një mënyrë meditimi japoneze. Pra, në jetët tona ne i përdorim këto larmishmëri besimesh për të qenë në kontakt me Zotin! Dhe kur je në Shqipëri, gjen kishën dhe xhaminë në të njëjtin vend, ndaj ne nuk jemi të interesuar vetëm për arkitekturën e tyre, por gjithashtu edhe për paqen e origjinalitetin”, tregon Karine, përcjell albinfo.ch.
Për Veronikën dhe Paskualen, feja personifikon dashurinë, ashtu si poeti arab Rumi shkruante shekuj më parë “Dashuria është feja ime”.
Edhe pse të krishterë, dy italianët u falën këtë të diel në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.
“Feja është diçka personale, ndaj çdokush duhet ta respektojë dhe të jetë tolerant ndaj fesë së tjetrit. Ne jemi shumë tolerantë në përgjithësi dhe nuk na shqetëson një murg, shami apo çfarëdo lloj tregues i një feje të caktuar. Ne jemi katolikë, por udhëtojmë si njerëz të lirë. Kemi vizituar edhe në Turqi xhami të tjera”, thotë Veronika.
Turistët shprehen se për ta harmonia fetare që gjejnë në Shqipëri është një vlerë kombëtare që e bën vendin edhe më të bukur.
“Si të jesh i fesë katolike, si islame, në Shqipëri marrëdhënia mes tyre shkon më së miri. Duhet të vazhdojë kështu”, thekson Paskuale.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













