Shqipëria
Turistët nuk ndalen: Nga bregdeti, në male
Së fundmi ata shoqëruan një grup turistësh gjermanë prej 14 vetash, që me mjetet e tyre kishin për guidë lëvizjen nga Berati, në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit

“Vjeshta ka ulur numrin e turistëve në bregdet, por jo të atyre që preferojnë ecjen në natyrën e bukur dhe peizazhin shqiptar”. Kështu shprehen punonjësit specialistë të guidave malore në Administratën e Zonave të Mbrojtura të Beratit.
Punonjësit e kësaj administrate çdo ditë janë në aktivitet në qendrën e tyre të Pritjes së Vizitorëve, për të udhëzuar dhe shoqëruar vizitorët e ndryshëm që ngjiten drejt peizazheve vjeshtore në faqet malore të Tomorit.
Së fundmi ata shoqëruan një grup turistësh gjermanë prej 14 vetash, që me mjetet e tyre kishin për guidë lëvizjen nga Berati, në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit dhe më pas, nëpërmjet lumit të Tomoricës udhëtuan drejt Gramshit ku u ndalën në Ujëvarën e Sotirës e më pas vazhduan në destinacionin e tyre, shkruan “ATSH”.
“Gjatë lëvizjes në zonën e Kulmakut në malin e Tomorit, kontaktuam dhe ndihmuam në lëvizjen me mjetet e tyre drejt majës jugore të Malit të Tomorrit tre grupe turistësh: një çift çekësh, një çift hungarezësh dhe tetë polakë në dy makina, të cilët i orientuam në drejtimin e kërkuar prej tyre”, thotë Fatos Nako, drejtor i AdZM Berat.
Nën këmbët e malit madhështor të Tomorrit ndodhen disa fshatra malore, që tashmë janë kthyer në kuriozitete për turistët e aventurës, historisë dhe të mitologjisë. Këtu ndodhen Dardha, Qaf-Dardha, Perisnaka, Kostreni i Madh, Bogdani… Bukuritë përrallore të kësaj zone nuk mund të rrëfehen pa i parë me sy. Ndër to, dy liqene në rrëzë të malit, 1100 metra mbi nivelin e detit, të mbushur dimër e verë plot me ujë e gjallesa ujore, përcjell albinfo.ch.
Peizazhet janë befasuese me ujëvara, burime, liqene e shkëmbinj të thepisur. Ka disa liqene akullnajore, ku në krye të tyre ndodhet “Sheshi i Shën-Pjetrit”. Rreth e përqark tij bëjnë hijeshi pishat.
Pak me tej gjenden rrënojat e një qyteze të çuditshme, me themele dhe murana që nuk dihet kush i ndërtoi dhe kush i shkatërroi. Qyteza ende pret arkeologët të vendosin emra dhe mbiemra, të caktojnë ditëlindje dhe ditëvdekje.
Në Qaf-Dardhë ndodhet edhe çezma e Tarikos, ku udhëtarët shuajnë etjen dhe shlodhen duke marrë udhëzime për vazhdimin e mëtejshëm të itinerarit. Aty në një pllakë guri shkruhet: “Pini ujë dhe uroni/ Tarikon ta kujtoni/ Jam e ëma e Demirit/ Mbeta garibe (e vetmuar) nga dora e qafirit”.
Fatosi thotë se: ”Ishte kënaqësi kur i shihje që ishin goxha të informuar dhe me guida të vetpërcaktuara prej tyre që më parë. Kjo tregon që informacionet për zonat malore mund t’i gjesh lehtë në internet”.
E verdha vjeshtore ka trokitur kudo, turistët pasionantë të kësaj panorame po vërshojnë dhe Shqipëria po futet fort në tregun turistik edhe në guidat e peizazhit natyror.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri