Kosova
Turistët nga Zvicra, të mahnitur me shijen e birrës së Shqipërisë
Mbeten të impresionuar: Ka shije tepër të freskët, fabrika është autentike dhe moderne
Fabrika e Birrës Korça, aty ku prodhohet birra e parë shqiptare, mbetet ndalesa më interesante për vizitorët e huaj, që pushojnë në qytetin juglindor, përcjell albinfo.ch.
Vizitorët e ditëve të fundit në ambientet e fabrikës ishin turistë nga Zvicra, ish-studentë të Universitetit Bujqësor dhe fermerë, të cilët u njohën nga afër me investimin gjigant.
Ata mbetën të impresionuar jo vetëm nga fabrika, teknologjia e përdorur, por edhe nga cilësia dhe shija unike e birrës së freskët, të cilën nuk hezituan ta quanin një nga birrat më të mira që kishin provuar ndonjëherë.
Turisti: Unë kam vizituar një fabrikë në vendin tim në Zvicër dhe kjo këtu është pothuajse autentike si fabrika në Zvicër, madje është edhe më e bukur. Në fabrikë mbi të gjitha më pëlqeu degustimi i birrës. Birra Korça ka shijen e elbit, është shumë e freskët, më pëlqen shumë. Do të largohem me përshtypjet më të mira nga këtu, sepse është ndërtuar diçka shumë e bukur dhe me shije.
Turisti: Unë nuk kam vizituar më parë fabrikë birre. Kjo fabrikë këtu më pëlqeu shumë, është shumë e bukur dhe autentike. Unë kam provuar edhe shumë birra të tjera, por kjo më pëlqeu shumë. Më pëlqen që do të zgjerohet edhe kapaciteti i fabrikës, pasi kjo do të thotë që ka shumë lëvizje, këtë përshtypje do ta marrë me vete.
https://www.youtube.com/watch?v=PjtjWQhRs7s&feature=emb_title
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










