Shqipëria
Turistët e huaj, mes bukurive natyrore të Thethit
Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit dhe gjatë këtyre ditëve qershori po vizitohen nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.
Turistët e huaj gjatë itinerarit të tyre në bukuritë natyrore që kjo zonë ofron kanë vizituar dhe qendrën e vizitorëve. Ata aty janë njohur me pasuritë natyrore, florën dhe faunën e pasur që ka kjo zonë dhe me pikat më atraktive që Thethi ka.
Qendra e ndërtuar së fundmi është e aksesueshme lehtësisht nga çdo turist, duke ndihmuar me informacione të nevojshme për parkun dhe shtigjet që mund të ndiqen nga ana e tyre, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Deri më sot janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 10 qendra vizitorësh, të cilat janë shndërruar në pika referimi, informacioni dhe shërbimi për turistët vendas e të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













