Shqipëria
Turistë nga Zvicra, Franca, Belgjika… në Shqipëri, edhe për kujdesin shëndetësor
Klinikat dentare operonjë me çmim ma të volitshëm në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video, ku dhjetëra turistë nga shumë vende të Europës kanë shprehur mendimin e tyre pozitiv për sa i përket vendit tonë, përcjell albinfo.ch.
Rama shkruan se turistët e huaj zgjedhin për të ardhur në Shqipëri jo vetëm për turizëm, por edhe për kujdesin shëndetësor, ku spikat shëndeti oral. Në Shqipëri klinikat dentare operojnë me çmime shumë të favorshme në krahasim me klinikat e huaja jashtë vendit, kjo ka bërë që shumë turistë të vendosin që kujdesin e dhëmbëve të kryejnë në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar, por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama. Në video shprehin opinion e tyre turistë nga Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika e shumë vende të tjera.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/481430655768576/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













