Kosova
Atraksione në Pejë dhe Rugovë

Çfarë përfshin oferta e tureve ditore nëpër Pejë dhe Rugovë? Atraksionet kryesore janë: Shtegu i Mushkave, Zip Line, Ujëvara-Drini i Bardhë dhe Shpella e Radacit «Bukuroshja e fjetur».
Do të magjepsesh nga pamja panoramike e Grykës së Rugovës që e shijon duke ecur nëpër Shtegun e Mushkave rreth 4.6km të gjatë (1h 45m). Më pas vijmë tek aktiviteti i dytë: kapërcimi mbi Lumin e Bardhë me Zip Line, ku përjeton ndjesinë e fluturimit përgjatë kabllos së çeliktë 640m.
A e ke ditur se mund të arrish shpejtësinë deri në 60km/h? Më pas, do të vazhdojnë rrugëtimin dhe për 11 km në veri të Pejës, për në Parkun Natyror të Drinit të Bardhë.
Atje do të vizitojmë ujë varën më të madhe në rajon dhe burimin e këtij lumi që ka gjatësi prej 174km dhe përfundon në Detin Adriatik pranë Shkodrës. Vazhdojmë për 200m në shtegun që të afron tek një nga mrekullitë e botës nëntokësore të Kosovës: Shpella «Bukuroshja e Fjetur».
Kjo shpellë është një mrekulli me dekorime të skalitura në shkëmbinj dhe me një histori të bujshme prej 6,000 vjetësh. Në kthim vizitojmë mullirin 200 vjeçar me ujë, të Bërdynajve.







https://outdoorkosova.com/web/
Foto: PPSE Kosova
Artikulli është publikuar në magazinës albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja