Shkurt.ch
Tunizia ia kërkon Zvicrës paratë e bllokuara
Në Zvicër janë bllokuar rreth 60 milionë franga me prejardhje nga Tunizia
Presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki ka kërkuar nga autoritetet zvicerane që shtetit të tij t`i dorëzohen të hollat që gjenden në kontot zvicerane dhe që thuhet se i takojnë ish presidentit Ben Ali.
Vetë Ben Ali, i cili nga viti 2011 jeton në azil në Arabinë Saudite, sipas avokatit të tij, e ka autorizuar këtë kërkesë. Kjo, me gjithë faktin se sipas avokatit, Ben Ali nuk ka para të deponuara në Zvicër.
Megjithatë, në Zvicër janë bllokuar rreth 60 milionë franga me prejardhje nga Tunizia.
Marzouki i ka premtuar ish presidentit të vendit që, në rast se kthehet në Tunizi, atë do ta presë një proces i drejtë gjyqësor dhe nuk do të ketë cënim të integritetit të tij fizik.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












