Shkurt.ch
Tunelet e Zvicrës, me probleme sigurie
Tunelet në Gjermani, Austri dhe në Itali janë më të sigurt se ata në Zvicër
Tunelet automobilistike të Zvicrës janë treguar më pak të sigurt në krahasim me ata të vendeve evropiane që e rrethojnë Zvicrën. Një testim i bërë nga pesë klube nacionale automobilistike, ka ardhur në përfundimin se tunelet në Gjermani, Austri dhe në Itali janë më të sigurt se ata në Zvicër.
Në Zvicër janë testuar tre tunele. Në vendin e dhjetë dhe të fundit të të gjithë tuneleve të testuar të 5 vendeve ka mbetur, me gjithë përmirësimet e bëra kohëve të fundit, tuneli Isla-Bella në Graubünden të Zvicrës.
Në këtë tunel ka tepër pak dalje emergjente. Në vendin e parafundit për nga siguria është rreshtuar tuneli tjetër i Zvicrës, ai Gubrist afër Cyrihut. Këtij tuneli i mungojnë mbi të gjitha shiritat për parkim pas aksidenteve.
I vetmi tunel zviceran i kualifikuar si “i mirë” ka qenë ai Schweizerhalletunnel në Baselland.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











