Kosova
Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, marrin pjesë Osmani e Rama
Trump mbledh takimin e parë të Bordit të Paqes
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet të enjten me përfaqësues të dhjetëra vendeve që i janë bashkuar Bordit të tij të Paqes, si dhe me disa që kanë zgjedhur të mos bashkohen, për një takim inaugurues, që do të përqendrohet në rindërtimin dhe krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën e shkatërruar nga lufta, përcjell albinfo.ch.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po ashtu ka njoftuar se do të marrë pjesë.
Trumpi ka thënë para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për rindërtim, një pjesë e vogël e rreth 70 miliardë dollarëve që vlerësohet se nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar pas dy vjetësh lufte.
Anëtarët pritet të shpallin angazhime për mijëra persona në forcat ndërkombëtare të stabilizimit dhe policisë për territorin.
“Kemi liderët më të mëdhenj në botë që po i bashkohen Bordit të Paqes”, u ka thënë Trumpi gazetarëve më herët këtë javë.
“Mendoj se ka mundësinë të jetë bordi më me ndikim i krijuar ndonjëherë”, ka shtuar ai.
Bordi është iniciuar si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë. Por që nga armëpushimi i tetorit, vizioni i Trumpit për bordin ka evoluar dhe ai dëshiron që ai të ketë një mandat edhe më ambicioz, jo vetëm të përmbushë detyrën e vështirë për të arritur paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.
Megjithatë, përpara mbledhjes së parë të bordit, marrëveshja e armëpushimit në Gazë mbetet e brishtë dhe vizioni i zgjeruar i Trumpit ka ngjallur frikë se presidenti amerikan po synon të krijojë një rival të Kombeve të Bashkuara. Trumpi ka thënë më herët këtë javë se shpreson që bordi ta nxisë OKB-në “të veprojë më me energji”.
“Kombet e Bashkuara kanë potencial të madh”, ka thënë ai. “Nuk e kanë përmbushur atë potencial”.
Më shumë se 40 vende dhe Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se do të dërgojnë zyrtarë në takimin e së enjtes, sipas një zyrtari të lartë të administratës që nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht.
Gjermania, Italia, Norvegjia dhe Zvicra janë ndër në mesin e shumë venedeve që nuk i janë bashkuar bordit, por pritet të marrin pjesë si vëzhgues, ka thënë zyrtari.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim të nivelit të lartë të mërkurën mbi marrëveshjen e armëpushimit dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjeruar kontrollin në Bregun Perëndimor.
Seanca e OKB-së në New York ishte planifikuar fillimisht për të enjten, por është zhvendosur për një ditë para, pasi Trumpi njoftoi takimin e bordit për të njëjtën datë dhe u parashikua se kjo do të komplikonte planet e udhëtimit për diplomatët që synonin të merrnin pjesë në të dyja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













